Haradinaj: Mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë

0
342

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj thotë se në krye të agjendës së kësaj partie është ndjekja penale e atyre që kanë kryer krime mbi popullatën në vend.

“Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”, shkruan ai, përcjellë Gazeta Blic.

Haradinaj shton se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do jetë në nivelin më të lartë, kjo sepse kështu mbrohet historia, dinjiteti dhe drejtësia për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

 Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit.
Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe antarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë.
U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën.
#ForcaeKosovës
RH

Leave a Reply