Haradinaj kujton të rënët në Lubizhdë të Hasit: Në këtë rajon shkruhej historia e popullit shqiptar

0
337

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët e Lubizhdës së Hasit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hazi ishte gjithmonë në rrugën e lirisë.

“Hasi gjithmonë në rrugën e lirisë! Duke kujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës, nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri e bashkim”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka thënë se në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte vendi ku shkruhej historia e popullit shqiptar.

“Në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia. Kontributi i tyre kulmoi në Luftën Çlirimtare, me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitores. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2F2592696867521378&width=500&show_text=true&height=771&appId

Leave a Reply