Haradinaj flet për kandidatin që i ngjason: Kastriot Berisha për mua është sikur Luani, djali i Shkëlzenit

0
307

Kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka qëndruar ditë më parë në Malishevë ku ka mbajtur tubimin hapës me anëtarë dhe simpatizantë në këtë komunë.

Gjatë fjalimit të tij, Ramush Haradinaj emocionoi të pranishmit.

Madje, vet Haradinaj foli edhe për kandidatin nga kjo komunë që është përfolur shumë në media se ngjason me të, Kastriot Berisha që në listën e AAK-së ka numrin 55.

Në fjalimin e tij, Haradinaj i referohet Berishës se për të është sikur “Luani, djali i Shkëlzenit”. “Unë kur e shoh Kastriotin, si me pa Luanin, djalin e Shkëlzenit”, theksoi Haradinaj në fjalimin e tij.

Ndryshe, Kastriot Berisha me numër 55 në listën e AAK-së, ishte folur për ngjashmërinë që ka me kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj.

Kastriot Berisha është asamblisti më i votuar në Malishevë në disa procese elektorale.

Ai vjen nga një familje atdhetare, ndërsa është i biri i heroit kombëtar, Hamdi Berisha. 

Leave a Reply