Hajrulla Çeku, ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

0
377

Albin Kurti është përsëri kryeministër i Kosovës, një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie. Me 67vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti ka marrë besimin e popullit dhe të deputetëve për të qeverisur vendin.

Brenda pak ditëve në Kuvendin e Kosovës është paralajmëruar edhe votimi për presidentin e vendit, me kandidaten për presidente nga koalicioni qeveriës, Vjosa Osmani.

Zëvëndëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti është emëruar Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, zëvëndësministri e tretë, Emilia Redzepi. Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është i rezervuar për një kandidat nga Lista Serbe.

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka./Indeksonline/

Leave a Reply