Hajnat thyejnë lokale e më pas vjedhin gjësende me vlerë në “Abi Qarshia”

0
345

Persona të panjohur mëngjesin e hershëm të së enjtës kanë kryer disa vjedhje në lokale të ndryshme në qendrën tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se të dyshuarit kanë thyer dhe më pas vjedhur gjesënde me vlerë në disa lokale.

Rasti ka ndodhur rreth oërs 04:00 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet përkatëse të policisë në Prizren.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ndërsa deri më tani nuk është raportuar për persona të dyshuar apo arrestuar.

Leave a Reply