Hajdar Sutaj, njëri prej deputetëve të rinj të AAK-së

0
57

Hajdar Sutaj pritet të jetë njëri prej deputetëve që do ta përfaqësoj AAK-në në Parlamentin e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka deklaruar se KQZ-ja ende nuk i ka publikuar rezultatet, por nga të dhënët që ka, është njëri nga tre më të votuarit në vendlindjen e tij, në Deçan.

“…pas Liderit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj dhe kjo për mua është nderë, sepse askush nuk më njeh dhe vlerëson më mirë, se vendlindja ime, dhe jam njëri nga 10 me të votuarit e Aleancës në nivel vendi”, ka shkruar ai në Facebook.

May be an image of Hajdar B. Sutaj

Të dashur miq!

Të nderuar qytetarë!

Me lejoni që me pak fjalë, por shumë sinqerisht të ju falenderoj nga zemra për besimin që me keni dhënë me voten tuaj në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Nuk ka nderë me të madh se besimi qytetarë!

Gjatë gjithë ketyre ditëve, isha i nderuar të jemi bashkë, të takohemi e bashkëbisedojmë, të degjojmë dhe trajtojmë shqetesime e preukopime të cilat ballafaqohen vendi dhe bashkëqytetarët tonë!

Kosovën e presin shumë punë, shumë sfida!

Qytetarët tonë në përgjithësi e gjeneratat e reja në veçanti, presin prespektivë më të madhe!

Shtetit duhet të këtë plan konkret të zhvillimit, të rimekëmbjes ekonomike, dhe përmirësimit të mirëqenjës së qytetarëve!

Bashkë duhet t’i kalojmë!

KQZ-ja ende nuk i ka publikuar rezultatet, por nga të dhënët që kam, jam njëri nga tre më të votuarit në vendlindjen time, në Deçan (pas Liderit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj) dhe kjo për mua është nderë, sepse askush nuk më njeh dhe vlerëson më mirë, se vendlindja ime, dhe jam njëri nga 10 me të votuarit e Aleancës në nivel vendi!

Faleminderit përzemërsisht!

Tani jemi duke pritur rezultatin përfundimtar, pas numërimit të të gjitha votave, atyre me kusht dhe nga diaspora!

Aleanca nuk e mori rezultatin e pritur, rrjedhimisht do të ketë ulëse më pak në kuvend!

Pavarësisht cili do të jetë rezultati përfundimtar, unë shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e lartë ndaj gjithë atyre qytetarëve që me besuan me voten e tyre!

Do të jem njëri nga ju dhe në çdo rrethanë do të jem në dispozicionin tuaj, aq sa kam mundësi veprimi!

Falenderoj strukturat e partisë, në të gjitha nivelet e organizimit, shtabet dhe nënshtabet, Aleancën e të Rinjve dhe Gruas, gjithë zyrtarët me përgjegjësi ekzekutive e asambleistë, komisionerë dhe vëzhgues, aktivistë e anëtarësi, simptizantë e qytetarë!

Përgëzoj kandidatët për deputetë dhe shtabet e tyre, për punën dhe angazhimin që kan pasur, për korrektesinë dhe bashkëpunimin!

Ne të gjithë jemi një, dhe kontributi i gjithësecilit fillimisht i është dedikuar AAK-së!

Faleminderoj familjen time, familjarët e mi, miqtë, shokët dhe bashkëpuntorët për përkrahjen e pakursyer gjatë gjithë këtyre ditëve!

Unë e kuptoj dhe respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve për t’u dhënë mundësi qeverisje një subjekti politik deri tani i pa provuar, të cilët i uroj për rezultatin dhe shprehi dëshiren time që pritjet e qytetarëve ndaj tyre, mos të kalojnë në zhgënjim!

Rezultati ynë, i subjektit tonë politik, nuk ishte ai që ne dëshironim, mendoj që kjo duhet të i shtyje strukturat e paritsë të reflektojnë në bazë të një analize të qartë, hapave jo të ngutshëm, por konkret, të krijohet në trupë punese, efektive, përmbajtësore, që përkushtohet për ri-organizimin e partisë në tërsi, ose aty ku vlersohet që ka dështuar funksionimi, duke u dhënë përgjegjësi udhëheqëse kuadrove mëritore, cilësi më shumë dhe të bashkohen gjeneratat e brezat, të bashkohen dijet, përvojat dhe energjitë e të ecim përpara, të bashkuar!

Gjeneratat shkojnë e vinë, proceset nuk duhet të ndalen, ato duhet të zhvillohen, ashtu siq zhvillohën nevojat dhe kërkesat e qytetarëve!

Ne jetojmë në demokraci!

Kosova po e dëshmon këtë!

Kjo frymë duhet të kultivohet gjithmonë!

Jam i lumtur dhe falenderues luftës dhe sakrificës së luftëtarëve trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na mundesuan të jemi të lirë, të kemi shtet, të kemi mundesi për t’u zgjedhur, dhe për të zgjedhur!

Jemi bashkë aq sa Zoti na japë jetë dhe shëndet!

Duke ju falenderuar edhe një herë për angazhimin dhe përkrahjen e dhënë ne procesin zgjedhor të 14 shkurtit!

Ju ftoj në një koktej falenderuës, të shtunën, datë 20 shkurt, në ora 18:00 në Restaurant “TROPIKAL” (kati i dytë, mbi market në Isniq) – Deçan

Faleminderit gjithmonë!

Me respekt,

I juaji

Hajdar Sutaj

Leave a Reply