Grushta nëpër familjet shqiptare, burrat rrahin gratë

0
51

Katër raste të dhunës familjare janë regjistruar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Tri prej tyre kanë qenë dhunë  e shkaktuar nga burrat të cilët i kanë i rrahur gratë e tyre pas grindjeve mes tyre.

Sipas policisë mbrëmë rreth orës 20:00 në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar shqiptar pasi që nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Bashkëshortja ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa  me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, pasditën e djeshme në Podujevë një viktimë femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj  shqiptar. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti i tretë ka ndodhur në  Zabllaq të Istogut ku është arrestuar i dyshuari shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje.  Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Ndërsa në Prizren një prind i përkatësisë etnike rome ka sulmuar fizikisht.

Leave a Reply