Grenelli shpërndan një video, duke kënduar me serbët: Natë e mahnitshme në Beograd!

0
453

I dërguari i posaçëm i administratës së Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.


Në një video që ka shpërndarë Grenelli në Twitter shihet një atmosferë e ngrohë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, shkruan IndeksOnline.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Grenelli së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.

https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2FRichardGrenell%2Fstatus%2F1308626540524171264&widget=Tweet

Leave a Reply