Grenell: Implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është në top prioritetet kryesore të administratës Trump

0
377

Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem.

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe vet ka njoftuar për ardhjen në Prishtinë.

Përmes Twitter, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA-së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit.

Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë./Telegrafi/https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1307755810697732097&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgrenell-zbatimi-marreveshjes-mes-kosoves-dhe-serbise-eshte-ne-top-prioritetet-kryesore-te-administrates-trump%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550pxShfaq

Leave a Reply