Gjysmëvjetori i dytë në Prizren nis me mungesë mësimdhënësish

0
47
Foto: Ilustrim

Gjysmëvjetori i dytë shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar me mungesën e dhjetëra mësimdhënësve, për shkak se çështja e konkursit për pranimin e tyre në marrëdhënie të punës është në procedurë gjyqësore. 

Drejtuesit e dikasterit të Arsimit kanë theksuar se kanë ndërmarrë masa që të mbulohen orët mësimore bazuar në burimet njerëzore ekzistuese në shkollat përkatëse. 

Mirëpo,  dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren të hënën ka akuzuar lidershipin komunal për ndërhyrje në këtë konkurs, gjë që, sipas kësaj partie opozitare, ka sjellë deri te humbja e orëve mësimore në gjysmëvjetorin e parë shkollor dhe tani edhe në të dytin, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo parti opozitare fillimisht ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, me shpresën që me përkushtimin e tyre të tejkalojnë vështirësitë në arsimin e Prizrenit, që janë krijuar pa fajin e tyre. 

“Për fatin e keq edhe ky gjysmëvjetor, si ai i pari në Prizren, po fillon me mungesën e afër 70 punëtorëve të arsimit, mungesa e të cilëve vjen për shkak të ndërhyrjes së papërgjegjshme dhe kundërligjore të Mytaher Haskukës, si pasojë e së cilës janë humbur mbi 20 mijë orë mësimi”, thuhet në komunikatën e degës së NS-së. 

Leave a Reply