Gjyshinca i VV-së: Kujtim Shala e Arben Gashi më sulmuan, e vërtetojnë edhe incizimet

0
80

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se është sulmuar sot nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi, raporton Gazeta Express.

“Na është pamundësu fjala edhe në mbledhje, edhe në korridor, ku ka nisur sulmi, ka nisur sulme verbale, si nga kryetarja e komisionit, po ashtu edhe nga deputetët e LDK-së që nuk po ndodh për herë të parë”, ka thënë ai, duke treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Unë mbeta pak më vonë pas mbledhjes së komisionit, sepse kisha dokumente të shumta, për shkak të kësaj kam mbetur me vonesë dhe në momentin kur kam dalë në korridor, i gjendur në befasi, jam sulmuar fizikisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Kujtimit si koleg edhe gjatë debatit i jam drejtuar me konsideratën më të lartë si profesor.

Unë me shumë mirësjellje kam kërkuar që të më lërë të qetë që të përfundoj argumentimin tim.

Ajo çka ka ndodhë në korridor është shpërfaqje e një arrogance, kjo është në kuadër të mentalitetit me të cilin është kriju kjo qeveri”, tha ai.

“E kam të vështirë të kuptoj si një akademik mund të bie në këtë nivel. Pa marrë parasysh sfidat ne do të jemi të vendosur që të kundërshtojmë atë që po ndodhë.

Kjo është procedurë që e ka nisur policia që gjendet në zyrë të grupit, ne do të paraqesim rastin, kam marrë lëndime fizike që janë faktuar si pasojë e goditjeve, ka pasur tentativë që të më gjuajnë drejt hollit të Kuvendit që të qërojnë hesape”, shtoi Gjyshinca. /GazetaExpress

Leave a Reply