Gjykata Themelore në Prizren përzgjedh gjyqtarin Fidan Hoxha si kandidat për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

0
398

Me datë 09 qershor pranë Gjykatës Themelore në Prizren, në kuadër të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshilli Gjyqësor të Kosovës, është mbajtur procesi zgjedhor për kandidatët nga radhët e Gjykatës Themelore në Prizren – Degët në Suharekë dhe Dragash.

Gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prizren – Degët Suharekë dhe Dragash, me votë të fshehët kanë përzgjedhur gjyqtarin Fidan Hoxha, si kandidat për anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të Gjykata Themelore.

Në kuadër të kësaj, me datë 21 qershor KGJK-ja organizon zgjedhjet e përgjithshme për zgjedhjen e kandidatëve të nominuar nga ana e Gjykatave Themelore.

Gjyqtari Fidan Hoxha me datë 31 korrik 2017, është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe që nga ajo kohë është i angazhuar në detyrë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.

Leave a Reply