Gjykata Speciale fton Gani Krasniqin

0
50

Njëri nga ish- ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe do t’i përgjigjet pozitivisht, pasi e kanë obliguar një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuar këtë gjatë.

Ai ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor, dhe më 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitet pran kësaj zyre, për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.

“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse perkufizimi I datave është : 1 janar 1998 — 31 dhjetor 2000 !Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuar këtë gjatë. Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë U Ç K -‐ së, së Lavdishme, ashtu do te dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, ka shkruar ai.

Në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë. Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës.

Leave a Reply