Gjykata e Prizrenit kërkon respektimin e masave të reja kundër COVID-19

0
490

Gjykata Themelore në Prizren ka kërkuar nga palët që të evitojnë sa më shumë frekuentimin në këtë institucion.

Ky apelim i gjykatës ka ardhur pas hyrjes në fuqi të masave të reja kufizuese, kështu që ka njoftuar se dorëzimi i shkresave do të bëhet përmes postës elektronike.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM – Dorëzimi i shkresave përmes adresës elektronike gjthprizren@rks-gov.net

Gjykata Themelore në Prizren, apelon tek të gjithë palët që si pasojë e situatës dhe kufizimeve aktuale, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe degëve në Suharekë dhe Dragash.

Gjykata Themelore në Prizren ju njofton se ju mund të përdorni mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave siç janë parashtresat e ndryshme apo njoftime tjera.

Shkresat e ndryshme mund të dërgohen në adresën elektronike: gjthprizren@rks-gov.net

Të gjitha shkresat e dorëzuara në këtë adresën elektronike të Gjykatës, menjëherë do të përcillen tek gjyqtarët e rastit dhe zyrtarët kompetent.#GjykataThemelorePrizren#Gjykatatransparente

Leave a Reply