Gjinovci i gatshëm për protestë masive kundër masave të qeverisë

0
382

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është i gatshëm të udhëheqë protesta të gastronomëve ndaj masave anti-Covid.

Ai ka thënë se është kundër masave të prezantuara nga Qeveria dhe ka thënë se ato dëmtojnë shumë popullin.

Ai ka pasur edhe kritika të mëdha ndaj ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

“Ministri nuk duhet me na e dhanë përgjigjen as si ti e as si unë. Ministri duhet me ardh këtu e me na lanë neve pa tekst. Ministri qe çka ka shkru (tregon dokumentin e masave të reja). Nëse jeta jonë është në dorën e njerëzve që shkruajnë kësi paragrafë, jeta jonë është në rrezik. Unë mendoj se Arben Vitia është ministri më i mirë që ne kemi mund të prodhojmë si shoqëri atëherë kallzon se jeta jonë ka qenë në rrezik tërë kohën por që fatmirësisht, për shkaqe natyrore, na jemi të ri, nuk është dhe aq në rrezik se sa për masat e tyre na kishim vdekur rrugëve”, shtoi ai.

Gjinovci ndër të tjera ka thënë po ashtu se masat nuk po respektohen.

“Nëse bëhen aksidente në komunikacion, tash të mbyllim trafikun a? Vendimi është shkruar keq. Kryeministri ka shkruar një vendim ku paragrafi nuk ka kuptim. Ky personi po merr vendim për neve dhe jetët tona ndërkohë që ai nuk është kompetent”, ka thënë ai.

“Unë nuk mbaj maskë pasi nuk frikësohem nga vdekja. Vikendin e kaluar kam qenë në Mitrovicë, Drenas, Vushtrri. Asnjë njeri nuk e mban maskën. Kjo do të thotë se maska nuk po respektohen por rastet nuk po rriten. Rastet e rriten në momentin kur kishim tubime partiake. Ne kemi demografinë që nuk e ka askush. As Franca, as Gjermania. Dua përgjigje profesionale”, shtoi ai.

Leave a Reply