Gjini: Anulimi i konkursit me ankesën time, shkak i prishjes së koalicionit në Prizren

0
70

Avokati nga Prizreni, Gent Gjini, pretendon se është shkaktar i anulimit të konkursit i cili ka quar fillimisht shkarkimin e Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj, e më pas daljen e Nismës nga koalicioni qeverisës me LVV-në.

Siç ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, anulimi i konkursit është bërë pas ankesës së tij, në të cilën janë prezantuar parregullsi në procedurat e konkursit.

Reagimi i plotë i Gent Gjinit në ‘facebook’:

“Njera prej shkaqeve se perse eshte shkarkuar drejtori i arsimit ne Prizren nga ana e kryetarit te komunes se Prizrenit dhe shperfaqja e parregullesive ne procedurat e konkurseve dhe deri te mosmareveshjet dhe perplasja ne koalicionin qeverises ne Prizren ishte konkursi per mesimdhenes me nr.1998/19 prane gjimnazit “Gjon Buzuku” ne Prizren ku me ankesen e avokatit Gent Gjini cili perfaqesonte kandidaten E.M ankesa rezultoj si e drejt dhe e bazuar dhe si rrjedhoje konkursi ne fjale ishte anuluar kjo nga shkaku se komisioni perzgjedhes i DKA-se nuk ka respektuar afatin kohor te ankesave e poashtu edhe shkeljes tjeter se per kete nuk ka pasur njohuri drjetori i shkolles se mesme “Gjon Buzuku” ne Prizren dhe as nuk ka qene i ftuar si anetare i komisionit per konkursin si mesimdhens prane shkolles se mesme “Gjon Buzuku” ne Prizren”, ka shkruar Gjini, i cili këtij reagimi i ka bashkangjitur edhe një kopje të ankesës./04 Online

Fotografia e Gent Gjini

Leave a Reply