Gjimnazi “Gjon Buzuku” nga Prizreni binjakëzohet me shkollën “Habire Yaşi Anadolu Lisesi” nga Turqia

0
153

Gjimnazi “Gjon Buzuku” nga Prizreni së bashku me shkollën “Habire Yaşi Anadolu Lisesi” nga Turqia sot kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes dy shkollave.

Lajmin e ka dhënë U.D i gjimnazit nga Prizreni, Jeronim Susuri, i cili ka thënë se ky binjakëzim do të mundësoj bashkëpunimin mes nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit menaxherial të të dy shkollave.

“Sot më datë 11.10.2021 në cilësinë e Drejtorit të Gjimnazit “Gjon Buzuku” së bashku me Drejtorin e shkollës “Habire Yaşi Anadolu Lisesi ” nga Turqia, z. Ramazan Demirci, kemi nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes dy shkollave.
Ky binjakëzim do të mundosojë bashkëpunim në mes të nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit menaxherial të të dy shkollave, duke zhvilluar projekte të përbashkëta në mes tyre dhe duke shkëmbyer pervoja arsimore, edukative dhe menaxheriale.
Bashkëpunimet e tilla janë të mirëpritura nga shkolla jonë!”, ka thënë Susuri./04 Online

Leave a Reply