Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave

0
78

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka shprehur optimizmin e tij se liberalizmi i vizave për Kosovën do të ndodhë gjatë presidencës gjermane në Bashkimin Evropian.

“Shpresat janë të mëdha që gjatë presidencës gjermane do të ngjajë lajmi për dhënien e liberalizimit të vizave”, ka thënë Cufaj në emisionin “Pressing”.

“Më shumë s’mund të them, as s’kam të drejtë të them”, ka deklaruar ai.

“Jam optimist i matur”, ka thënë Cufaj, duke shtuar se shumëçka “varet nga vorbulla politike”.

“Një gjë mund ta them, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ambasadori.

Ai ka thënë se ka frikë vetëm nga një gjë, si pengesë për liberalizimin e vizave.

“Kam vetëm një frikë, frika quhet pandemia. Nuk e kam frikë as dialogun”, ka thënë ai.

“Angazhimi gjerman ekziston… Edhe nëse nuk bëhet në presidencën gjermane, nuk e shoh si fundin e botës”, është shprehur ai.

Leave a Reply