Gjendet i vdekur 46-vjeçari i zhdukur nga Vitia

0
440

Hesat Rrahmani, 46 vjeç nga komuna e Vitisë i zhdukur nga data 14 janar, është gjetur i vdekur në territorin e Kaçanikut, merr vesh Gazeta Express nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës.

Hesat Rramani te entjen ishte nisur për në Maqedoni, pasi aty kanë familjarë, mirëpo pas tri orësh kishte hyrë sërish në Kosovë nga pika kufitare e Hanit të Elezit dhe kontaktin e fundit e kishte pasur me vajzën e tij.

Rastin e zhdukjes në Gazetën Express e ka raportuar vëllai i tij Rrahmani, ai tha se nga dita e enjte familja nuk di asgjë për vendodhjen e tij.

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 46-vjeçarit, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu.

“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.

Leave a Reply