Gjatë javës së fundit, numri i të shëruarve nga COVID-19 është më i madh se numri i të infektuarve

0
350
Foto: Ilustrim

Tash e një javë, në Kosovë numri i të shëruarve është shumë më i madh se ai i rasteve të reja me COVID-19, ndërkaq vërehet edhe rënie e numrit të pacientëve që kanë vdekur nga ky virus.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, mbi 2 mijë është numri i personave të shëruar më shumë sesa i të infektuarve.

Sipas raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga e enjtja e kaluar (22 prill) e deri më sot, numri i të shëruarve është 3 mijë e 938 persona, teksa nga ky virus gjatë të njëjtës periudhë kohore kanë humbur jetën 48 persona.
IKSHPK-ja në raportin e fundit, atij të ditës së djeshme ka raportuar njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.

Në të njëjtin raport, thuhet se gjatë ditës së djeshme janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485. /Telegrafi

Leave a Reply