Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
433
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 132 raste të reja me infeksion, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Janë testuar 486 mostra. 

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 47, Komuna e Ferizajt 16, Komuna e Mitrovicës 16, Komuna e Gjilanit 12, Komuna e Podujevës 6, Komuna e Vushtrrisë 5, Komuna e Vitisë 4, Komuna e Drenasit 4, Komuna e Fushë-Kosovës 4, Komuna e Pejës 3, Komuna e Prizrenit 3, Komuna e Deçanit 2, Komuna e Kaçanikut 2 dhe nga një rast në Komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Tash, gjithsejt janë 5.364 raste me COVID-19, ndërkohë kanë vdekur 118. Në 24-orëshin e fundit janë shëruar 83 persona, duke e çuar totalin në 2.545. 

Raste aktive janë 2.701./Koha

Leave a Reply