Gjashtë muaj përballje me COVID-19, deri tani rreth 15 mijë persona janë prekur nga ky virus

0
356

Dje janë bërë gjashtë muaj qëkur në Kosovë u paraqiten rastet e para me virusin SARS-CoV-2 pozitiv. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë pozitiv kanë rezultuar 14 mijë e 637 persona nga 57 mijë e 851 sa janë testuar.

Nga ky virus që nga marsi kanë humbur jetën 596 persona, kurse të shëruar janë 11 mijë e 435.

Sipas IKSHPK-së, numri i rasteve që mbeten akoma aktive në vend me COVID-19, është 2 mijë e 606.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash, rajoni i cili prin me numrin e të të infektuarve mbetet Prishtina, pas saj pason Mitrovica, Prizreni, Ferizaj, Peja dhe Gjakova.

Ndryshe, sot në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor në shumicën e shkollave. IKSHPK-ja ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollor, duke rekomanduar zbatimin e rregullave të reja në shkollë. 

Leave a Reply