Gërmizaj: Ndjej obligim moral të reagoj ndaj gënjeshtrave që tha z.Haskuka

0
686

Pas fjalimit të Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim, ka reaguar ish-drejtori i Arsimit, Gani Gërmizaj.

Reagimi i plotë i Gërmizaj pa ndërhyrje:

Me shumë vëmendje e dëgjova kryetarin Haskuka në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga NismaSocialDemokrate për arsimin në Prizren. Lidhur me konkurset e vitit 2019, sa isha udhëheqës në Drejtorinë e Arsimit Prizren, tha shumë të pavërteta!

Konkursi ka qenë i hapur sipas Ligjit dhe UA- 07/2017 ku tregon mënyrën e rregullimit të procedurave rekrutuese të mësimdhënësve në sektorin publik!

Zoti Haskuka thotë të pavërteta, se ka kërkuar nga unë që të futen drejtorë të shkollave në komision, e në fakt në të gjitha konkurset kanë qenë drejtorë të shkollave, përjashtim atyre shkollave që drejtorëve ju ka skaduar kontrata e punës dhe UD afër një vit. Ata janë të paligjshëm në ato pozita. Ne e dimë se sa herë ka të drejtë kryetari të emëroj UD dhe afatin kohor, ku sot e asaj dite qëndrojnë akoma! Në takimet tona keni rënë dakort z.kryetar, asnjëherë nuk ju kam thënë që do ta regulloj çështjen e komisionit, por ju kam thënë: “komisionet janë të përzgjedhur sipas UA-07/2017 dhe konkursi është duke shkuar në nivel si asnjëherë më parë”.

Një javë para se të fillojë procesi mësimor i vitit 2019 më keni thënë “po pres interpretim ligjor nga MASHT-i”, kur ne vetëm ishim në fazën përfundimtare të konkursit. Të njejtat interpretime ligjore edhe nga MASHT edhe nga MPMS- ja i kemi marrë, ku më eshtë dhënë e drejta e vazhdimit të konkursit. Kur unë ju kam njoftuar lidhur me këto interpretime, ju më keni thënë “po presim të dalin EMRAT e kandidatëve fitues dhe do të marrim masa”. Me vendimin e komisionit i kemi publikuar listën e kandidatëve të pranuar. Pas publikimit të emrave fituese, ju bëtë shkarkimin tim dhe anulimin e konkursit, gjë që tregon se juve ju kanë interesuar emrat e jo ligji apo udhëzimet administrative!

Asnjeherë nuk ju kam thënë që “do ta rregulloj se paskam bërë gabim”, por kam qëndruar prapa punës time dhe ligjeve në fuqi, dhe asnjëherë s’kam pasur presion nga ana e partisë sime. Përkundrazi presione keni pasur ju z. Kryetar, ku vet jeni deklaruar në takim që “kemi pasur”. Më keni thënë: “se jam në hall me partinë time, kam presione lidhur me konkursin, kërkojnë ta anulojnë…”, dhe si pasojë e asaj jeni munduar të gjeni arsyetim për t’u përmbushur kerkesat e kryesisë së partisë suaj apo individëve të cilët që nga fillimi i qeverisjes e deri sot po vendosin për fatin e Prizrenit e lëre më të një konkursi në Arsim.

z. Kryetar nëse do të isha shkelës i ligjit, do ta bëja në kohën kur ju kërkonit anulimin e konkursit dhe do të fusja në listë për aplikim kandidatë me bachelor në konkursin e shpallur në ShMM “Luciano Motroni” për psikologji, e që UA na tregon qartë se kush duhet të aplikojë e me çfarë kualifikimi arsimor!

Konkurset edhe sot po zhvillohen po me atë UA edhe me mungesë të drejtorëve të shkollave dhe të përfaqësuesëve të DKA-së ku mbet ligji UA!?

Dy herë ju kam njoftuar e rinjoftuar për gjendjen e 5 shkollave që janë me UD, më keni thënë “eshtë përgjegjësi e imja puna e drejtorëve”, që do të thotë aty ku ju dëshironi e shikoni ligjin e ku jo, është kompetencë e juaja, pra “bëj qka du vetë” apo jo?! Atëherë edhe konkursi i mësimdhënësve është e drejtë e Dretorisë së DKA-së ta shpall apo edhe ta anulojë, ju mund ta shkarkoni një drejtor por s’është e drejtë e juaja të anuloni konkurse në DKA. Janë komisonet përzgjedhëse që janë të thirrur pë këtë dhe kanë vendime të mandatit!

Është hera e dytë që po ndodh brenda një viti. Shkaktari kryesor jeni ju për gjendjen e mjerueshme që po i ndodh arsimit në Prizren. Në shtatorin e 2019-ës me anulimin e konkursit, ku nxënësit pritën mësimdhënësit e tyre të shkonin në klasë dhe shtatorin e 2020 ku në prag të fillimit të vitit të ri shkollor bëtë shkarkime e emërime të drejtorëve. A e ke idenë se çfarë je duke bërë!? A e ke idenë me cilin institucion je duke luajtur!?

Zoti kryetar, në fakt ju kishit një kërkesë të vetme ndaj meje, të pabazë dhe të paligjshme.
Por, ku janë kërkesat tona të shumta: shkolla të papërfunduara, salla të edukatës fizike, çerdhet, shujtat e nxënësve, shujtat e mësimdhënësve, pagat jubilare, e shumë kërkesa të tjera?!
A e dini ku ndodhet Velezha?! Nëse jo ju, këshilltarët e juaj duhet ta dinë. Tash 7 vite shkolla ska përfunduar. Po degradohet pa e gëzuar fare. I keni tërhjekur mjetet e asaj shkolle për të përmbushur zotimet tuaja!

Për hirë të transparencës ju argumentova disa prej fakteve!

Shkruan: Gani GËRMIZAJ – Ish-drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit

Fotografia e Gani Germizaj
Fotografia e Gani Germizaj
Fotografia e Gani Germizaj
Fotografia e Gani Germizaj

Leave a Reply