Gegollaj: Fshati Bregdrin vuan për një trotuar me gjatësi rreth 2 apo 2.5 km dhe një fushë sportive

0
670

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Kemajl Gegollaj, dje ka vizituar fshatin Bregdrin të Hasit.

Gegollaj ka thënë se ku fshat është duke vuajtur për një troruar me gjatë rreth 2 apo 2.5 kilometra.

“Dje kam vizituar njërin ndër fshatrat më të mirë të Hasit, Bregdrinin.
Fshati Bregdrin vuan për një trotuar me gjatësi rreth 2 apo 2.5 km.
Përveç trotuarit, Bregdrini meriton të ketë një fushë sporti në oborrin e shkollës, mundësitë janë. Fëmijët e asaj shkolle, sado pak të jenë, e meritojnë ta kenë fushën ku zhvillojnë aktivitete sportive dhe orën e Edukatës Fizike.
Edhe Bregdrinit, si të gjithë fshatrave tjera në Has, i mungojnë rrugët dhe ndriçimi publik.
Këto investime janë të domosdoshme të bëhen, andaj do t’i kërkoj ato deri në realizimin e tyre, secilën.
E vogël është kostoja e tyre, na nevojitet veç një menaxher i mirë i komunës, na nevojitet kryetari Anton Quni

meKemën 20✅

PërTëGjithë 160✅”, ka thënë Gegollaj./04 Online

Leave a Reply