Gastronomët kërkojnë zgjatje të orarit dhe lejim pune brenda lokaleve

0
464

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, sërish përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, kanë shprehur shqetësimet e tij, në lidhje me dëmet që po ia shkakton pandemia.

Ata kanë thënë që e shohin te panevojshme kufizimin e lëvizjes, derisa nesër kanë paralajmëruar që do të kenë mbledhje të 10 mijë nënshkrimeve, duke kërkuar që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës, duke pasur parasysh kërkesat e tyre urgjente.

Ky është postimi i plotë:

Në Gastronominë e Kosovës çdo ditë e me shumë situata po rëndohet, çdo ditë kemi vdekje ekonomike dhe çdo ditë detyrohemi të kem largime nga puna

Nuk është zgjidhje e vetme qe shteti i Republikës së Kosovës ta rrit buxhetin e tij duke dënuar bizneset dhe qytetaret, pasi që këta të fundit kanë gjithashtu kriza ekonomike, ne mendojmë që duhet përdorur metoda stimuluese dhe jo ndëshkues sepse nuk është koha.

Nuk i keni subvencionuar asnjë nga bizneset që t’i dënoni, prandaj duhet marrë shëmbull shtetet evropiane të cilët deri në 80% i kanë dalur në ndihmë bizneseve.
Gjithashtu shembull mund të merret edhe rajoni siç është Maqedonia e cila i ka subvencionuar pagat e punëtoreve për pesë (5) muaj më radhë.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës nuk i mbron dhe nuk jep përgjegjësi për ato bizneseve që individualisht ose në mënyre të pavarur i thyejnë rregullat dhe nuk i respektojnë masat të cilat tashme dihet që janë në kundërshtim edhe me politikat e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës

Duke pasur parasysh rrethanat, dëmet dhe barrierat e krijuara nga pandemia duhet që të ketë konsideratë për bizneset që të mos sanksionohen, edhe karakteri i politikave të shtetit duhet të jetë më i butë dhe mbështetës për sektorin e gastronomisë.

Prandaj ne si Shoqate e Gastronomëve të Kosovës e shohim të panevojshme kufizimin e lëvizjes dhe mendojmë që nuk duhet të ndalohen bizneset të punojnë në hapësira të mbyllura përderisa shteti dhe institucionet e tij nuk ofrojnë asnjë ndihme financiare apo ndonjë alternative tjetër përkrahëse ndaj bizneseve të Gastronomisë në Kosovë.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës që nga nesër do të fillojmë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve, prandaj kërkojmë që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh disa nga kërkesat tona urgjente.

1. Thirrje të seancës në parlament për ta ndryshuar orarin

2. Të zgjatet orari i punës deri 23:30

3. Të lejohet puna në hapësira të mbyllura

4. Të përcaktohet një manual i saktë për respektimin e distancës dhe masave mbrojtëse në hapësirave të mbyllura

5. Të ndihmohen bizneset me pako ekonomike

Nëse kërkesat tona nuk miratohen do të shfrytëzojmë të gjitha të drejtat qe lejohen me ligjet dhe kushtetutën e republikës së Kosovës

Prandaj apelojmë tek Qeveria, Kuvendi dhe të gjitha institucionet e tjera që gastronomia të mos ketë me shumë dëme, përndryshe detyrohemi të vazhdojmë prapë duke protestuar deri në miratimin e kërkesave tona.

Leave a Reply