Gashi: Është koha tani, që Prizrenit t’ia kthejmë shkëlqimin dhe qytetarit dinjitetin

0
2454

Të nderuar qytetarë të Prizrenit, nëpërmjet shprehjës së vullnetit politik që rezulton me llogari të qëruara me ndërgjegjën e gjithsecilit, do na mundësoni që së bashku t’ia rikthejmë qytetit tonë epitetin e një qyteti model të qeverisjës lokale, kështu ka deklaruar Nderim Gashi, kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Gashi ka thënë se qyteti i Prizrenit meriton më shumë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Ështe koha tani, që Prizrenit t’ia kthejmë shkëlqimin dhe qytetarit dinjitetin e nëpërkëmbur nga qeverisja autoritare e pa vizion.
Është kriju percepcioni se nën frymën e një populizmi të pamasë të kontrabandohet vullneti qytetar nëpërmjet nënshtrimit, varfërimit e diskriminimit, për të përfunduar në një degdisje të çoroditur të një qeverisjeje pa lidership…
Qeverisja e rekordeve negative të largohet një orë e më parë për t’mirën e gjithsecilit, në mënyre që institucioneve lokale t’i kthehet kredibiliteti i munguar.
Një qeverisje lokale që qëndron nën fasadën e manifesteve politike dhe e drejtuar nga imagjinata idilike e kënaqjes së egove të pushtetarve, duhet të refuzohet menjëherë.
Më 17 tetor, duke votuar LDK dhe kandidatin tonë për kryetar z. Anton Quni , do përcaktohemi qartë për një habitat më të pastër, vendimarrje në koherencë të plotë me nevojat e qytetarve, shkolla me cilësore, shërbime efikase, si dhe punësime të bazuara mbi kritere të qarta ligjore dhe me transparencë të plotë.
Nën udhëheqjen e lidershipit të kryetarit z.Quni, do i japim oksigjen qeverisjes lokale, ku do rivendosen raportet e shëndosha edhe me partneret ndërkombëtar për të thithë fonde substanciale për të mirën e qytetarëve të Prizrenit, në theks të veçantë për të përkrah projektet kreative të rinisë prizrenase.
Të nderuar qytetarë të Prizrenit, nëpërmjet shprehjës së vullnetit politik që rezulton me llogari të qëruara me ndërgjegjën e gjithsecilit, do na mundësoni që së bashku t’ia rikthejmë qytetit tonë epitetin e një qyteti model të qeverisjës lokale!
Qyteti i Lidhjes meriton më shumë, gjithsesi ky duhet të jetë interes i të gjithëve!
LDK160✅
Anton Quni për kryetar✅
Nderim Gashi 4 ✅

Leave a Reply