Gabime në testimin për Covid-19, ritestohen prizrenasit e presin 7 ditë për rezultate

0
101

Po kërkon që të testohet për COVID-19. Por kësaj here tentimi i saj po del të jetë pa sukses.

E rastet e tilla janë të shpeshta në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren.

Por disa të testuarve këtu, u desh që t’u rimerren mostrat, për shkak të gabimeve në testim.

Kjo u ndodhi të gjithë pacienteve që u testuan me 10 korrik.

Mirëpo sipas drejtorit të kësaj qendre, Fadil Kryeziu, ky nuk është problemi i vetëm që u është shfaqur.

Mbingarkimi i punës në laboratorin mikriobiologjik të IKSHPK-së në Prishtinë, ka bërë që rezultatet të vonohen.

Madje ka 1 javë që ata po presin që të konfirmohen si pozitiv apo negativ me virusin korona.

Kryeziu tutje shton se rreth 30 teste bëhen çdo ditë në Prizren, ndërsa 70% e tyre dalin pozitive.

E si pasojë e vonesës së rezultateve, nga 68 pacientë që janë të hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit me shenja klinike te virusit, vetëm 26 nga ta janë të konfirmuar me Covid-19.

Ndërkohë 4 nga ta janë në gjendje të rënde shëndetësore.

Ndryshe momentalisht në spital janë edhe 94 shtretër të lirë për pacientet e dyshuar si të infektuar me virus.

Leave a Reply