Fotografi mahnitëse e Ushtrisë së Kosovës gjatë ushtrimeve në male

0
355

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, diku në bjeshkët e vendit.

Ata kanë dalë në terren për ushtrime.Ushtria e Kosovës kohë pas kohe publikon fotografi në krye të detyrës, duke treguar përgatitjen profesionale të ushtarëve.Sot gjatë ditës është publikuar një fotografi e stërvitjes së ushtarëve në një vend malor. Në fotografi shihet një numër i madh i ushtarëve të radhitur njëri pas tjetrit.

Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë ka një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit.

Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme.Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes, ka kompetencë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Leave a Reply