Florent Ukaj – Fytyra e re e Prizrenit që po përkrahet nga vendlindja e tij

0
336

Florent Ukaj, si sot ashtu edhe ditëve të tjera ka filluar ditën në vendlindjen e tij.

Ukaj, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e tij, duke u qëndruar afër  e duke u treguar se kështu do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ai sot ditën e nisi në Prizren.

Në një shkrim në Facebook, Ukaj, tha se dita e tij filloi duke takuar njerëz të mirë e punëtor. Me ta Ukaj, diskutoi për programin e LDK-së dhe atë se çka ofron programi për ta.

“Prizreni, krahas kulturës, traditës njihet dhe për zhvillimin e shumë zejeve dhe veprimtarive tjera”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu, edhe dje ishte në Prizren, në një tubim madhështor, ku mori përkrahje të madhe.

Në këtë tubim, Ukaj tha se ishte jashtëzakonisht shumë i emocionuar.

“U emocionova, sepse Prizreni më dha mundësi të jetoj, të shkollohem edhe të kem miq shumë të mire”, ka shkruar ai.

Përveç qytetati, Florent Ukaj, fytyra e re e këtij qyteti, mori mbështetje të madhe edhe nga fshatrat e kësaj komune.

Nga Zhuri, ai tha se janë shumë të mobilizuar. Të gjithë janë në përkrahje të tij, që ai dhe Lidhja të dalin të fuqishme.

“Zhuri i mobilizuar për 14 Shkurtin, që Lidhja Demokratike të dalë e fuqishme”, shkruan Ukaj.

Edhe në Dragash, aty ku siç tha ai presidenti historik Ibrahim Rugova, shkonte me dëshirë të madhe, Ukaj u mirëprit.

Ai nga Dragashi tha se “Do të vazhdojmë të jemi prezent në secilin qytet, lagje dhe fshat të Kosovës që programin e Lidhjen Demokratike të Kosovës ta prezantojmë tek secili qytetarë”, u shpreh Ukaj.

E si një qershi mbi tortë, për Florent Ukajn, ishte pritja në një odë të Mazrekut të Hasit.

“Odat, traditë e pazëvendësueshme në Mazrrek të Hasit, na nderuan me pritjen që na bënë. Të vendosur për të votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Florent Ukaj, kandidati i LDK-së, i vili në zgjedhjet e 14 shkurtit, garon me numrin 46 në listën e LDK-së./ Insajderi.org

Leave a Reply