Florent Ukaj fton Haskukën për kafe në Piranë, thotë se votat dihet ku shkojnë – në LDK

0
755

Kandidati i LDK-së në Prizren për Asamblenë Komunale, Florent Ukaj, ka reaguar pas vizitës që i ka bërë fshatit Piranë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ukaj e ka kritikuar Haskukën, për siç ka thënë, nuk bëri asgjë për dëmet që na u shkaktuan gjatë vërshimeve në shtëpitë tona. Madje, Ukaj e ka ftuar Haskukën për kafe në Piranë, ndërsa i ka bërë me dije se votat më 17 tetor dihet se ku shkojnë, duke aluduar për LDK-në.

“Fushata e sjellë Mytaherin në fshatin Piranë!
Të dashur bashkëvendas, është për t’u çuditur se si e paska gjetur rrugën për në Piranë, kryetari në ikje, Mytaher Haskuka. Ai, ndoshta dhe ka harruar, por ne banorët e fshatit Piranë, nuk mund ta harrojmë se po ky kryetar, nuk bëri asgjë për dëmet që na u shkaktuan gjatë vërshimeve në shtëpitë tona. Kryetari në ikje dhe drejtorët e tij e dinë mjaft mirë se ku qëndron problemi që vërshohen shtëpitë e banorëve të Piranës por kryetari dembel nuk intervenoi asnjëherë.
Paska folur për projektet e realizuara gjatë mandatit tij, por ne nuk dimë cilat janë ato projekte, sepse ato as nuk shihen dhe as nuk preken, ndoshta kryetari në ikje po ëndërron.
Mytaher, në Piranë mund të vjen për kafe, por votat e banorëve të Piranës dihet së ku përfundojnë ditën e votimit.
Të dashur bashkëvendas, bashkë me kryetarin në ardhje, z. Anton Quni, kemi filluar që në programin e LDK-së për Prizrenin, të kemi edhe shumë projekte të realizueshme për fshatin tonë Piranën e ku gjatë vizitave që do t’i kemi, do t’i shpalosim para jush.
Unë besoj tek ju, besoj tek sinçeriteti juaj dhe besimin që e keni tek LDK-ja, andaj nuk dyshoj aspak që ju besoni tek mashtrimet e kryetarit në ikje.
17 Tetori, do të jetë dita kur kryetari dembel i Prizrenit, do të marrë goditjen politike nga banorët e Piranës dhe gjithë Prizrenit✌”, ka thënë Ukaj./04 Online

Leave a Reply