Flaka Xërxa, pjesë e tavolinës shkencore në Konferencën Ndërkombëtare ‘Docomomo International’ në Tokio

0
416

Pas disa ditësh në Tokio të Japonisë mbahet konferenca e 16 -të Ndërkombëtare e ”Docomomo International”

Konferenca e parë kjo virtuale e Docomomo-s ka si temë “Qëndrueshmëria trashëgimore: Ndarja e vlerave të moderniteteve globale” dhe pjesë e prezentimeve të punimeve shkencore është edhe Flaka Xërxa Beqiri nga Docomomo_Kosova me punimin e saj të titulluar “Arkitektura Moderne e Kosovës, një Epiqendër e Arkitekturës Regjionale”.

Flaka ka përfunduar studimet e doktoraturës me temë “Konstruimi i Ariktekturës Moderne në Kosovë 1970-80” pranë Universitetit të Ljubljanës, ka të publikuara disa punime shkencore mbi arkitekturën moderne dhe është pjesë e Univesitetit të Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës.

Këtë vit Konferenca Ndërkombëtare Dokomomo 2020+1 mbahet në Tokio, ku edhe zhvillohen Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2021, nën temën “Qëndrueshmëria e trashëgueshme: Ndarja e vlerave të moderniteteve globale”. Rreth 300 studiues dhe ekspertë nga 55 vende dhe rajone përreth botës do të mbajnë prezantime mbi arkitekturën dhe historinë moderne dhe bashkëkohore, si dhe ruajtjen, restaurimin dhe rinovimin e mjedisit, duke u përfshirë në një sërë diskutimesh në sesionet online (nëpërmjet Zoom).

Ligjerata kryesore do të mbahen nga Kengo Kuma, i cili ishte i përfshirë thellë në hartimin e Stadiumit Kombëtar, vendi i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, dhe nga Fumihiko Maki, një nga figurë kryesore në arkitekturën moderne japoneze. Të gjitha ligjeratat mund të ndiqen nëpërmjet internetit (29 Gusht – 2 Shtator 2021). / KultPlus.com

Leave a Reply