Fizioterapeuti që vepron në Zvicër, Artan Sallauka, i bashkohet PDK-së

0
135

Jeton dhe vepron në Zvicër si fizioterapeut, duke u treguar shumë i suksesshëm. Madje, në shumë raste ka dëshmuar se është humanist, duke ndihmuar inivid e familje në nevojë.

Bëhet fjalë për Artan Sallauka, i lindur në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, i cili tashmë ju ka bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Sallauka beson se me mbështetjen e Kadri Veselit si Kryeministër, ai do të arrij ti realizoj disa projekte që lidhen me zhvillimin e mjekësisë dhe turizmit mjekësor në Kosovë.
“Tash e 8 vite un radhitem ne listen e investitorëve të Kosovës ku gjat kësaj periudhe kohore përveq investimeve vetanake, asnjë Projekt madhor ne dobi të Shtetit nuk më është miratur ku un dhe bashkinvestitoret (njëherit dhe Diplomat Europian) jemi nda te zhgenjyer.

Sod mora një mbështetje të fort Politike po mbi kët mora një mbështetje Njerëzore për realizim e Projekteve me Temat: Zhvillim i Mjeksis dhe Turizmit Mjeksor në Kosovë.

Andaj ndihem i priviligjuar qe sod bëhem antar i Partis Demokratike të Kosovës në arritjen e suksesit te madh për Kosovën.

I juaji Artan Sallauka”, ka shkruar Sallauka në profilin e tij në facebook./04 Online

Leave a Reply