Fitorja bindëse e PDK-së fillon nga Prizreni!

0
346

Në prani te një numri të madh të simpatizantëve të PDK-së, sot është mbajtur tubimi përmbyllës në Prizren. Prania e madhe e simpatizantëve të PDK –së, ishte mesazh se PDK po kthehet në pushtet për ta vazhduar rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.

Shaqir Totaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, në fillim duke falenderuar të gjithë të pranishmit, që i janë përgjigjur thirrjes së PDK-së dhe kjo atmosferë më nxit që nga Prizreni t’ia uroj fitoren PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe detyrën Kryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj. Ndërkq Enver Hoxhaj, duke i përshëndetur të pranishmit dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Prizreni, por edhe të tjerët që ishin pjesëmarrës në sallë, ka kërkuar që kështu masovikisht të dalin për të votuar për PDK-në më 14 shkurt dhe t’i votoni bashkëqytetarët tuaj, që janë kandidatë me profesione të zgjedhura.

Hoxhaj, më tej i emocionuar nga atmosfera e simpatizantëve, të cilët përkundër kufizimeve kishin vendosur që me prezencën e tyre ta përkrahin programin dhe vizionin e PDK-së, ka shtuar: “Në mesin tuaj po shoh familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, ish të burgosur politikë, veprimtarë të çështjes kombëtare, zejtarë, mësimdhënës, intelektualë që janë forca dhe shpirti i PDK-së.”Enver Hoxhaj në vazhdim ka shtuar se “Nr. 134 nënkupton idealet e UÇK–së, idealet e biznesmenëve, ku përfaqëson Kosovën dhe shtetësinë e saj. Këtë fitore i’a dedikojmë UÇK–së prej nga ka nisë rrugëtimin Kosova. Më pastaj Enver Hoxhaj tha se PDK-ja premtimet i mbajmë e nuk jemi siç na thonë, sepse asgjë nuk bëhet pa PDK–në, për ta vazhduar punën aty ku ka stagnuar prej se është PDK-ja në opozitë. Arsyeja se pse duhet të votohet PDK-ja, është sepse me fitoren e PDK–së do të përmirësohen: shëndetësia, arsimi, ekonomia, politika e jashtme etj.

Prandaj ju ftoj që në këto zgjedhje ta shihni #Rimëkëmbjen si kauzë tuajën. “Ne jemi të vetmit që do t’i rrisim pagat për të gjitha kategoritë: për pensionistët, për mjekët, për mësimdhënësit, për policët dhe për të gjithë të punësuarit. Me PDK-në do të rimëkëmbët Kosova dhe do ta vazhdojmë rrugëtimin me miqtë tanë ndërkombëtarë.

”Në fund u prezantuan kandidatët për deputetë të Parlamentit të Kosovës nga Prizreni: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, për të cilët duhet të votojnë sa më shumë, në mënyrë që Prizreni të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës sa më denjësisht.

Leave a Reply