Fillon shpërndarja e kontejnerëve për mbeturina nëpër fshatrat kodrinoro-malore në Suharekë

0
484

Në fshatrat Maqitevë e Delloc, sot janë shpërndarë kontejnerët për mbeturina, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, transmeton 04 Online.

“Kampanja e shpërndarjes së kontejnerëve nëpër fshatrat periferike të Komunës së Suharekës do vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Në Maqitevë e Delloc, shpërndarjen e ka bërë kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Bexhet Kuçi së bashku me zyrtarë nga Komuna dhe Eko-Regjioni.

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, çdo herë ka thënë se Komuna e Suharekës do të bëhet komuna me ambientin më të pastër në Kosovë dhe kjo po duket të jetë e mundur”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply