Fillon shpërndarja e drurëve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë në Komunën e Prizrenit

0
474

Komuna e Prizrenit ka filluar shpërndarjen e drurëve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë.

Si rrjedhojë, Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se këtë vit kanë bërë rritjen e numrit të përfituesve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Tashmë kur jemi në prag të stinës së dimrit, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, kemi filluar me shpërndarjen e drurëve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë.

Duke marrë parasysh edhe situatën pandemike që ka ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike të qytetarëve, këtë vit kemi rritur numrin e përfituesve, ku 700 familje do të furnizohen me nga 3 metra drurë nga DPMS.

Po ashtu, për t’i dalë në ndihmë sado pak familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë, do të vazhdojmë edhe me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike”, ka thënë Haskuka./04 Online

Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka

Leave a Reply