Fillon riparimi, montimi dhe ndërrimi i trupave ndriçues në komunën e Prizrenit

0
504

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) njofton se pas një periudhe të stërgjatur dyvjeçare të procedurave të prokurimit, që nga fillimi i muajit mars ka filluar riparimi, montimi dhe ndërrimi i trupave ndriçues në komunën e Prizrenit, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

“Rregullimi i ndriçimit publik, së pari ka filluar nga lagjet që përfshijnë zonën brenda qytetit, siç janë lagjet Bajram Curri, Jeta e Re, Arbana, Dardania dhe Petrova, për të vazhduar më pas në të gjitha fshatrat e komunës së Prizrenit.

DSHP njofton se gjatë kësaj periudhe dyvjeçare janë shfaqur edhe raste, ku ndriçimi publik është dëmtuar qëllimisht nga personat e papërgjegjshëm, ku dhe iu bën thirrje qytetarëve që ta denoncojnë çdo dëmtim të pronës publike.

Duke i falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar, DSHP njofton se do të vazhdojë të realizojë edhe projekte të tjera në drejtim të rregullimit dhe instalimit të ndriçimit publik në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply