Fillojnë punimet e ndërtimit të QMF-së në Gjonaj, banorëve shërbimet mjekësore i’u ofrohen në AMF-në e fshatit Krajk

0
27

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se  për shkak të fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj, të gjitha shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone do të bëhen në fshatin Krajk te Ambulanta e Mjekësisë Familjare

Ky është njoftimi i plotë,

Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Gjonaj dhe zonave përreth se nga nesër (3 dhjetor 2019) për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj, të gjitha shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone do të bëhen në fshatin Krajk te Ambulanta e Mjekësisë Familjare.

Ofrimi i shërbimeve mjekësore nga fshati Gjonaj në fshatin Krajk do të bëhet deri në përfundim të projektit për objektin e QMF-së në Gjonaj.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve!

Leave a Reply