Filloi përkrahja për kampanjën “Sofra e Ramazanit”, përkrahet edhe nga Parlamenti Studentor i UPZ-së

0
674

Kur kanë mbetur edhe pak ditë që të nis muaji i shenjtë i Ramazanit, ka filluar paraprakisht edhe përkrahja për kampanjën “Sofra e Ramazanit”.

Kjo kampanjë është duke u organizuar Shoqata Humanitare Bëmirëse “Bereqeti”, e cila pritet të përkrahet edhe Parlamenti Studentor i UPZ-së.

“Në të gjithë Kosovën ka filluar kampanja “Sofra e Ramazanit”, e organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.
Kjo kampjanë sot është përkrahur edhe nga Milot Krasniqi, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ai sot u takua me koordinatorin e degës së Prizrenit Kurtish ef. Hoxhaj, i cili falënderoi z. Krasniqin për përkrahjen e dhënë për këtë kampanjë.

Kryetari Krasniqi premtoi se zgjerimi i kampanjës do të përkrahet edhe nga studentët e tjerë të Universitetit “Ukshin Hoti”.”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate./04 Online

Leave a Reply