Ferat Shala për herë të parë garon për deputet

0
47

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ferat Shala, për herë të parë i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Shala i cili mban numrin 31 në listën e PDK-së, ka thënë se janë krenar me kandidatin për kryeministër, Kadri Veseli.

“Të dashur miq, subjekti më i madh politik në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës sot kishte konventën festive për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z.Kadri Veseli. Jemi krenar që na përfaqëson në këto zgjedhje parlamentare. Bashkohuni me ne për një shtet më të fuqishem e tëzhvilluar. Ndërtojmë të Ardhmen! Për ty dhe Shtetin!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shala vjen nga komuna e Drenasit. Ai në të kaluarën ka ushtruar disa funksione publike.

Shala ka qenë epror i lartë i UÇK-së, drejtor i “Trepçës”, zëvendësministër e ministër i Mjedisit.

Shala është profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Leave a Reply