Faton Peci nesër mban takim me fermerët e komunës së Prizrenit

0
251

Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit.

Ftohen të gjithë fermerët që të marrin pjesë në këtë takim, ku do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore.

Takimi do të mbahet nesër, më 29.10.2021, ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Leave a Reply