Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

0
288

Ish-nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

“Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët, kurse njeriu fisnik fajëson veten. E ka thënë Konfuci, jo unë.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

LDK humbi zgjedhjet e parakohshme lokale në Podujevë pa balotazh. Ishte hera e parë në 20 vite që LDK humbi këtë komunë që tradicionalisht ka qenë bastion i këtij subjekti.

Fitues i zgjedhjeve ishte një ish-anëtar i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, por që tani garoi me subjektin VV. /Gazeta Express/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Feqrem.kryeziu%2Fposts%2F10157607316753038&width=500

Leave a Reply