EMN: Komuna e Prizrenit investon pa kritere profesionale në Nënkala

0
650
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Përmes një komunikate publike, OJQ “ Ec ma ndryshe”, thotë se po vazhdojnë investimet pa kritere profesionale dhe ka denuar veprimet e fundit të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht investimet dhe ndërhyrjet joprofesionale në lagjen Nënkala që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit.

EC Ma Ndryshe dënon veprimet e fundit të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht investimet dhe ndërhyrjet joprofesionale në lagjen Nënkala që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Zona e Nënkalasë së bashku me lagjet Panteli dhe Potokmahallë janë ansamble të listuara në listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme dhe poashtu të listuara si komplekse arkitektonike në aneksin e Ligjit të Qendrës Historike të Prizrenit.

Bazaur edhe në reagimin e djeshëm publik të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (QRTK) në Prizren si institucion vartës i MKRS-së, në bazë të projektit rruga duhej të shtrohej me kalldërm (gurë lumor dhe kubëza guri).

Aty ishte paraparë poashtu të vendosen disa ulëse, shporta për mbeturina dhe trupa ndriçues. Për të njëjtin projekt QRTK e Prizrenit ka dhënë pëlqim të bazuar në ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (QHP) dhe Planin e Konservimit ku lejohet shtrimi i rrugëve me kalldrëm por punimet në terren nuk janë duke u zbatuar sipas projektit të paraparë.

I bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit, si investitor i këtij projekti të ndaloj menjëherë punimet jo-adekuate në Nënkala dhe ti përmbahet projektit të aprovuar, thuhet në njoftim.

Leave a Reply