Emilia Redzepi i thotë Listës Serbe se kot e kanë me ankesën e paralajmëruar në Kushtetuese

0
523

Lista Serbe ka paralajmëruar që do të dërgojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese nëse formohet qeveria Kurti II.

“E dini mirë që Lista Serbe ka të drejtë për dy ministri”, ka thënë Igor Simic në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Kurti 2.

Sipas tij me 11 deputetë, Listës Serbe i takojnë dy ministri e jo një. Simiq ka deklaruar se me këtë rast është bërë shkelje e Kushtetutës.

“Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, theksoi mes tjerash ai.

Ndërkohë ndaj këtij pohimi të Cimic ka reaguar deputetja e radhëve të minoriteteve, Emilia Rexhepi.

Ajo ka thënë se asnjë parti të minoriteteve nuk i takojnë më shumë se një ministri në rast se nuk i kanë të paktën 12 deputetë.

“Lirisht mund ta dërgoni në Kushtetuese por nuk keni bazë”, ka thënë ajo.

Emilia Rexhepi u propozua nga Kurti si Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

Kurti u ka caktuar vetëm një ministri Listës Serbe ndërkohë dy të tjera minoriteteve joserbe.

Ministër i Ministrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.

Leave a Reply