Emilia Redzepi i garanton përkrahje Kurtit, s’e la vetëm as në opozitë

0
415

Partia e Emilia Redzepit, NDS vazhdon të jetë krah Albin Kurtit edhe në këto zgjedhje. Partia e komunitetit boshnjak kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë së Kurtit dhe më pas ishte rreshtuar pro Vetëvendosjes edhe në opozitë.

Ish-ministrja Redzepi pritet të jetë në Qeverinë e Kurtit në rast se konfirmohet fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Madje, mësohet se Redzepi do të marrë përsëri një post ministror nga Kurti falë përkrahjes së vazhdueshme në pozitë dhe opozitë.

NDS-ja e Emilia Redzepit synon në zgjedhjet e 14 shkurtit rritje të madhe elektorale dhe numër më të madh të deputetëve në legjislaturën e ardhshme./Indeksonline

Leave a Reply