Eliza Hoxha e quan burrec Xhavit Ukajn pse iu vërsul Vjosa Osmanit

0
606

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka quajtur të pahijshme sjelljen e deputetit Xhavit Ukaj ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani mbrëmë në seancën e Kuvendit.

Për më tepër ajo thotë se “burreca” të tillë njëjtë sillen edhe me gratë e tyre në shtëpi, njofton Klan Kosova.

“E pahijshme sa edhe e dhimbshme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës…imagjinoni nëpër shtëpi se si është nga soji i tyre…”, ka shkruar Hoxha.

Osmani, për këtë rast që e paraqiti në polici, tha se Ukaj i është drejtuar asaj me fjalë banale.

Ndërkaq, Ukaj në një prononcim për klankosova.tv ka mohuar se ka sulmuar, fyer apo përdorur gjuhë banale në drejtim të saj.

Leave a Reply