Elezkurtaj: Sot pritet të vaksinohen rreth 400 qytetarë kundër COVID-19

0
403

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në ambientet e këtij institucioni.

Elezkurtaj njëherit ka bërë me dije se caktimi i terminit për vaksinim i ka eliminuar turmat e panevojshme të qytetarëve. Poashtu, ai ka bërë me dije se sot pritet të vaksinohen rreth 400 qytetarë.

“Vazhdonë vaksinimi kundër covid 19
Ekipet tona po menaxhojnë situatën në mënyrën më të mirë.
Futja e sistemit të termineve ka krijuar situata të një rendi dhe qetesie maksmale.
Falemenderojë popullin e Prizrenit për kulturën dhe sjelljet excellente”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply