Elezkurtaj: Nga java tjetër Laboratori Qëndror i QKMF-së në Prizren me tri analiza të reja

0
839

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar se nga java e ardhshme do të bëhen edhe tri analiza të reja.

Elezkurtaj ka thënë se këto analiza kanë vlerë diagnostike për sëmundjet e koagulimit të gjakut, zemrës, trurit dhe komplikimeve të COVID-19.

“Nga java tjetër Laboratori Qëndror i QKMF-së Prizren me tri analiza të reja:
● D-Dimer,
● PT – Prothrombin Time
● PTT – Partial Thromboplastin Time
》Këto analiza kanë vlerë diagnostike për sëmundjet e koagulimit të gjakut, të zemres, trurit si dhe komplikimeve te Covid 19″, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply