Elezkurtaj: Jemi furnizuar me insulinë, ftohen diabetikët të marrin dozat e nevojshme

0
512

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë i ka furnizuar me insulinë.

Elezkurtaj ka ftuar të gjithë të sëmurit me diabet që të paraqiten në barnatoren e QKMF-së që t’i marrin dozat e nevojshme, dhe ka njoftuar se vonesat në shpërndarje janë bërë për shkak të mos furnizimit në kohë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Njoftohen të gjithë të sëmurët me diabet (insulinvartës) të Komunës së Prizrenit, që furnizimi me insulina nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për muajin janar është bërë me datën 28.01.2021. Të gjithë pacientët të cilët nuk kanë marrë dozat e nevojshme mujore të insulinsve, mund të paraqiten pranë Barnatores së QKMF-së, nga data 28.01.2021 deri me datë 05.02.2021 për t’i marrë të njëjtat.
Vonesat në shpërndarje, janë bërë për shkak të mosfurnizimit në kohë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Elezkurtajt./04 Online

Leave a Reply