Elezkurtaj: Deri në nëntor planifikohet të vaksinohen rreth 80% e banorëve që jetojnë në Prizren

0
467

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka bërë të ditur se deri në muajin nëntor planifikojnë të vaksinojnë rreth 80% të qytetarëve që jetojnë në Prizren.

Sipas Elezkurtajt, 29.42% e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 12.66% me dozën e dytë.

“Një përqindje e mirë e të vaksinuareve në Prizren.
Prizreni ka 177781 banorë dhe meqenëse rrethë 30% e tyre janë fëmijë dhe banorë jo rezident (mërgata)
deri në nëntor planfikohet të vaksinohen rrethë 80% e banorëve që jetojnë në Komunën tonë.
Gjendja momentale në përqindje për Prizren është:
42.08 % total e vaksinave të aplikuara
29.42 % doza e parë
12.66 % doza e dytë.
Metoda më e mirë,më efikase dhe më e lehtë për tu mbrojtur nga sëmundja është vaksinimi”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply