Eksperti amerikan: LDK gaboi rëndë që refuzoi Kurtin

0
44

Alon Ben-Meir, profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, Turqisë dhe Ballkanit, e ka komentuar ofertën e Vetëvendosjes për LDK-në dhe refuzimin e kësaj të fundit, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Ben-Meir, ka thënë se LDK gaboi rëndë që refuzoi ofertën e Vetëvendosjes.

“LDK made a big mistake not excepting Vetevendosje’s offer!”, ka shkruar eksperti amerikan Alon Ben-Meir.

Sot gjatë ditës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli me një ofertë publike për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas ofetës së Kurtit, dy partitë do të garonin së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit, pa ndonjë kandidat për kryeministër, vecse Vjosa Osmani, do të ishte e para në listën e dy subjekteve, ndërsa Kurti numër dy.

Në ofertë parashihej që kushdo që do të merrte vota më së shumti, do të ishte kryeministër nga ky koalicion.

Por, këtë ofertë e refuzuan zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk mund ta pranojë këtë ofertë, dhe asnjë ofertë tjetër, përpos asaj që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministër.

Leave a Reply